Çdo ditë: 09:00 – 17:00
Për prenotimet jashtë orarit kontaktoni nëpërmjet e-mailit ose nr. të telefonit
Duke qenë se qëllimi i Muzeut është vetëm edukativ, biletë për hyrje është 100 Lekë (€ 1,00).
Vizita të prenotuara
Vizitat nën drejtimin e guidës mund të prenotohen përmes telefonit në ditët kur muzeu është i hapur përmes telefonit edhe e-mail.
Anullimi i prenotimeve
Anullimet duhen komunikuar përmes telefonit të paktën 48 orë përpara.
Në katin përdhes mund të gjeni fletëpalosje, guida xhepi, kartolina dhe publikime të ndryshme për të thelluar njohuritë tuaja mbi koleksionet e muzeut.
Përmes një ofertë të gjerë dhe të larmishme, Muzeu Dioqezan është i hapur për kategori të ndryshme të publikut: studentë të shkollave pa dallim, persona në moshë madhore (vendas apo turistë), familje, famulli, shoqata etj. Muzeu është i hapur për të ndërmarrë projekte specifik me shkolla, organizata dhe ente të ndryshme.
Mund të bëhen kërkesa për vënien në dispozicion të hapësirave të muzeut në sallën multimediale (sapo të ketë përfunduar) për organizimin e konferencave, takimeve dhe promovimeve të librave. Për të mësuar më shumë rreth tarifave për lëshimin e hapësirave, mund t`i shkruani drejtorit.
Vizitorëve i ofrohet shërbimi i audioguidave në 9 gjuhë të ndryshme. Është e mundur që të lidheni nëpërmjet smartphonit në linkun që jepet në hyrje duke shfrytëzuar falas të këtë shërbim. Është e këshillueshme të përdorni kufie përsonale.