Misioni i Pinakotekës

Që kur ka ekzistuar Kisha, aspekti artistik ka qenë gjithmonë një mjet për transmetimin e fesë: mozaiku, arti muzikor dhe skenik kanë rezultuar të jenë mjetet e privilegjuara për kumtimin e Ungjillit. Në veçanti, arti piktural, sidomos kur përdoret për të dekoruar kishat, është përcaktuar edhe si “Bibla e të varfërve”, domethënë e atyre që, duke mos ditur të lexojnë apo të shkruajnë, patën mundësinë që t’i njihnin pjesët biblike falë veprave të piktorëve që kanë lënë gjurmë në historinë e artit botëror.

Kultura është edhe “aeropag”, vend takimi mes fesë së besimtarëve dhe atyre që nuk besojnë; tryezë dialogu rreth bukurisë, në ndërtimin e një bote më njerëzore dhe të jetueshme.

Kështu, qendra kulturore e Kishës së Shkodër-Pultit, aktive dhe vepruese me Muzeun Dioqezan, përfshin edhe këtë Pinakotekë kushtuar njërit prej eksponentëve më të mëdhenj të artit piktorik: LinDelisë, djalit në mërgim të kësaj toke.

Pikanoteka lindi nga takimi i Imzot Massafra-s me Mons. Eleuterio Fortino-n, arbëresh dhe koleksionist i disa veprave të Mjeshtrit Lin Delija. Pas vdekjes së tij, trashëgimtarët patën kënaqësinë që ta sillnin këtë Fond të veprave të Delisë në Shkodër, vendlindja e Mjeshtrit, i cili i shtohet një dhurate të mëparshme skicash, bërë disa vite më përpara falë interesimit të Armando Nicoletti-t dhe Giuseppe Grassi-t, eksponentë të Shoqatës Kulturore “Lin Delija” në Antrodok (Itali), vendi ku Mjeshtri kaloi vitet e fundit të jetës.

Me këto dy dhurime u mundësua krijimi i kësaj Pinakoteke të vogël që tregon dashurinë e Delisë për tokën e tij, dhimbjen për shkak të largësisë nga atdheu dhe shpresën e tij për një Shqipëri të lirë në shenjën e një feje të ripërtërirë.

Biografi e shkurtër e Lin Delisë

Lin Delija lindi në Shkodër, më 3 shkurt 1926. Ishte i biri i Mark Delisë, me origjinë nga Temali, dhe i Luçes së Zef Hilës. Kur ishte 10 vjeç hyri në shkollën e Fretërve në Shkodër dhe më pas frekuentoi liceun “Illyricum”, ku edhe mori hov talenti i tij artistik. Studioi në Herceg Novi dhe pastaj në Akademinë e Arteve të Bukura, në Zagreb.

Në vitin 1949 u arratis drejt Italisë, me ndihmën e Koliqit, i cili i siguroi një bursë studimi në Akademinë e Arteve të Bukura, në Romë. Mjeshtrat e tij ishin Mario Mafai dhe Amerigo Bartoli, prej të cilëve mori njohuritë e teknikave bashkëkohore dhe përsosi më tej botëkuptimin e tij artistik, duke ndërthurur në mënyrë harmonike modernen me elementin etnik, shqiptar dhe ballkanik.

Në vitin 1969 themeloi Akademinë e Artit “Gjergj Fishta” dhe në vitin 1983 Akademinë e Artit “Carlo Cesi” në vilën Mentuça, në Antrodoko.

Lin Delija i mbylli sytë në Romë, më 9 prill 1994, në moshën 68 vjeçe.

Natyra e veprave të ekspozuara

Është një grup i cili i përket krijimtarisë së autorit të fillimit të viteve 80, kryesisht mes ‘80 dhe ‘83. Bëhet fjalë për një periudhe kur Delija ka kaluar në teknikën e temperas. Është detyruar të braktisë teknikën e vajit për shkak të problemeve shëndetësore, kjo për shkak të alergjisë që kishte me tempertinën, që është një komponent i kësaj teknike.

Nga pikëpamja tematike ky grup pikturash mund të ndahet në 2 grupe krysore ku, i pari është tematika religjoze dhe i dyti është tematika e persekutimin në Shqipërine e atyre viteve.

Përsa i përket grupit të parë, të tematikës fetare, është një linjë prezente në mënyre konstante në krijimtarine e autorit. Ka një qëndrueshmeri në këtë drejtim.

Përsa i përket grupit të dytë, të persekutimit, ne shohim një artist të angazhuar nga pikëpamja politike. Debate për angazhim në politikë është një debat i cili është prezent në gjithë historinë e artit. Sigurisht që ky debat ka pasur luhatjet e veta gjatë historisë. Përgjithësisht, sot ekziston një opinion pozitiv në favor të angazhimit të artistit Delija, sidomos në aspektin social, e në këtë prizem ne shohim një autor i cili është aktiv dhe i angazhuar edhe në pikëpamjen politike.

Përsa i përket stilistikës së veprave të tij, mund të themi në mënyrë të përmbledhur që ka një influencë të figuracionit modernist të fillim shekullit XX. Sigurisht që këto rryma patën zhvillimin e tyre edhe në Italinë e para luftës. Duhet të kemi parasysh që pedagogët e Delisë në Akadaminë e Romës, ishin vetë pjesë e zhvillimeve të këtyre rrymave moderniste në vitet ‘20 dhe ’30 në Itali. Pastaj përtëj ndikimeve dhe formomit që Lini ka marrë nga shkolla italiane është gjithmonë individualiteti i tij në trajtimin e penelatës, në trajtimin e atyrë që quhen njolla në pikturë, që është shpërndarja e ngjyrave dhe toneve. Është kjo vulë identintare e tija, e cila i jep karakteristikën unike vepreës së tij dhe është pjesë e rendësishme i suksesit që ai ka si artist.

Vizitë në Pinakotekë

Inagurimi i Pinakotekës

Muzeu Dioqezan Shkodër-Pult © 2021.Të gjitha të drejtat e rezervuara