Kush jemi

PREZANTIM I MUZEUT

Muzeu Dioqezan lind nga nevoja për të mbledhur, për të ruajtur dhe për ta bërë të disponueshme trashëgiminë historike në lidhje me fenë dhe kulturën e popullit shqiptar, që i referohet në mënyrë të veçantë zonës territoriale që bën pjesë në Arqidioqezën Shkodër-Pult.

Veriu i Shqipërisë, ku historikisht tradita katolike është më e fortë sesa në të gjithë pjesën tjetër të Vendit është dëshmitar dhe ruajtës i një feje që i ka rrënjët thellë në vetë zanafillën e Krishtërimit të epokës apostolike. Një fe që është kundërshtuar shpesh, në përpjekje për ta shuar me çdo mënyrë zjarrin e saj, zjarr që megjithatë ka shpërthyer përsëri nga hiri nën të cilin kishte qenë i detyruar të qëndronte.

“Të kujtosh” nuk është vetëm të mos harrosh, por edhe të kesh përsëri vetëdijen e identitetit që na përcakton në të tashmen, duke na lejuar të hedhim bazat për të ardhmen. Në këtë kuptim, Muzeu Dioqezan nuk është vetëm nëj veprim për të mbrojtur dhe vlerësuar dëshmitë materiale dhe jo materiale që i përkasin historisë sonë, por një veprim kulturor që synon ta bëjë vizitorin të takohet me një realitet pasojat e të cilit janë ende të dukshme në të tashmen, për të kuptuar vlerën dhe rëndësinë e tij që kapërcejnë planin e njohjes së thjeshtë dhe bëjnë të hysh në atë të dijes: dashuria për jetën, shija e së mirës dhe së bukurës, hovi shpirtëror.

Duke u nisur nga kjo vetëdije, intuita zanafillore që kishte çuar në mbledhjen e sendeve të gjetura dhe që synonte ruajtjen dhe ekspozimin e tyre, i ka hapur rrugën një reflektimi më të thelluar që e ka vënë grupin e projektit në kushtet për të mos qenë më “guidë” e përgatitjes së ekspozimit, por të lejojë të udhëhiqet nga sendet e gjetura që, nga vetvetja, komunikonin një histori (shumë të tilla në fakt) dhe paraqiteshin me një qartësi dhe rregull të mahnitshëm.

Itinerari muzeal, në një ballafaqim me paraqitjet në koleksion – vepra art, sende kishtare, sende përdorimi dhe devocioni personal, fragmente dhe dokumente, dëshmi – në fund ka rezultuar i qartë dhe i ofrohet këtu vëmendjes suaj. Ai parasheh një ecuri tregimtare sipas seksioneve tematike, të shoqëruar nga një vijë e kohës dhe të organizuar në dy bërthama kryesore: VENDE DHE SHENJA NË KOHË (kati përdhes) dhe ZËRA, FYTYRA, DËSHMI NË KOHË (kati i parë).

Domethënës është edhe vendi brenda të cilit Muzeu Dioqezan gjen vendosjen e tij, i lidhur ngushtë me Kishën Katedrale, nën anën e Jugut dhe poshtë këmbanares madhështore. Katedralja që e përfshin atë është pjesë përbërëse e tregimit të Muzeut dhe pjesë e historisë që i bashkon të gjitha sendet e gjetura. Nga ana tjetër, Muzeu dhe hapësirat e Katedrales, objekt i ndërhyrjeve të kohëve të fundit për përmirësimin dhe rinovimin funksional, përbëjnë në tërësi një projekt të integruar mes dy realiteteve që plotësojnë njëri-tjetrin.

Ndërkaq, një element nga i cili priret Muzeu, është lidhja e ngushtë me territorin dioqezan dhe vendet kulturore të pranishme në të, të rikujtuara në shumë pika, në mënyrë që të bëhen njëkohësisht etapë dhe nyjë e një itinerari më të gjerë, për të ndërtuar, idealisht dhe në kohë, një rrjet në territor.

Muzeu Dioqezan është realizuar, pra, me kritere shkencore dhe mundësi përfitimi, si për të garantuar korrektësinë historike të asaj që është treguar, si ngaqë përgatitja e ekspozimit hyn në mes të tregimit nëpërmjet mjeteve të ndryshme, duke e bërë atë sa më të kuptueshëm që të jetë e mundur për vizitorin.

PËRGJEGJËSIA

Projekti i Muzeut lindi nga vullneti i Arqipeshkvit të Shkodrës Imz. Angelo Massafra ofm.

Ekipi i përfshirë në realizimin e tij përbëhet nga pejsazhistja Ester Yembi Pagnoni, koordinatore për projektin e brendshëm dhe për përgatitjen, nga Dokt. Francesca Radaelli, kuratore e itinerarit të muzeut dhe e përgatitjes, nga Ark. Anna Camisasca, përgjegjëse e projektimit të hapësirave të muzeut dhe të zgjidhjeve të përgatitjes dhe nga Erica Koumbang o’ mbai Pagnoni, përgjegjëse e projektimit të vendit dhe grafikës së koordinuar të Muzeut.

Ato pasohen prej punës së arkitektes Irma Temali, nga Shkodra, përsa i përket projektimit të hapësirave të brendshme të Sallës Multimedial.

Tekstet janë hartuar nga Atë Luigi Aluisi ofm, në bashkëpunim me Imz. Angelo Massafra ofm, historianë vendas dhe me kuratorin e itinerarit të muzeut dhe të përgatitjes.

VENDOSJA

Vendi brenda të cilit Muzeu Dioqezan gjen vendosjen e tij është domethënës, i lidhur ngushtë me Katedralen e Shën Shtjefnit, në anën e jugut dhe poshtë kambanores madhështore. Katedralja që e përfshin është pjesë përbërëse e tregimit të Muzeut, dhe ata përbëjnë në tërësi një projekt të integruar, mes dy realitetesh që plotësohen duke e pasuruar njëri-tjetrin.

MISIONI I MUZEUT

Muzeu është një institucion i përhershëm, jo fitimprurës, qëllimi i të cilit është t`i shërbejë sa më mirë shoqërisë dhe zhvillimit të saj. Ai është i hapur për publikun, dhe zhvillon kërkime që kanë të bëjnë me dëshmitë materiale ose jometeriale të historisë së njerëzimit dhe mjedisit të tij. Këto dëshmi pastaj ruhen, ekspozohen dhe bëhen objekt studimi në shërbim të informimit dhe edukimit. (I.C.O.M 2004)

Objektivat kryesore të këtij institucioni muzeal janë:

  • Të marrë në dorëzim objekte që i përkasin enteve kishtare dhe që paraqesin interes historik, artistik dhe fetar, dhe që nuk mund të ruhen në vendin e tyre origjinal për arsye të ndryshme.
  • Të ruajë, të mbrojë, të studiojë, të dokumentojë, të promovojë dhe të nxjerrë në pah vlerën e asaj pjese të trashëgimisë kulturore të Kishës që tashmë është bërë pjesë e fondit të muzeut, duke theksuar lidhjet me vendin e origjinës.
  • Të organizojë ekspozita të përkohshme me qëllim vlerësimin e mëtejshëm të koleksioneve të muzeut dhe trashëgimisë kulturore të Kishës në përgjithësi.
  • Të nxisë zhvillimin e projekteve edukative që synojnë kategori të ndryshme të shoqërisë.
  • Të bashkëpunojë me muzetë e tjerë.

KARTA E SHËRBIMEVE

Barazia

Shërbimet tona mbështeten në parimin e barazisë. Kjo nënkupton se të gjithë do të trajtohen njësoj, pa dallim kombësie, gjinie, gjuhe, besimi dhe bindjesh politike. Muzeu nuk do të pushojë asnjëherë së ndryshuari për t`u përshtatur sa më mirë me nevojat e grupeve të ndryshme që mund të hasin vështirësi në përdorimin e shërbimeve të tij. Grupe të tilla mund të jenë: shtetasit e huaj, personat me aftësi të kufizuara si dhe personat që u përkasin kategorive shoqërore me probleme nga këndvështrimi social dhe kulturor.

Vazhdimësia

Muzeu garanton vazhdimësi dhe rregull gjatë shërbimit. Në rast të ndonjë problemi të mundshëm, muzeu merr përsipër të paralajmërojë vizitorët me qëllim shmangien dhe minimizimin e çdo pengese apo vështirësie.

Përfshirja

Muzeu i jep rëndësi dhe nxit përfshirjen e vizitorëve në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit. Vërejtjet, këshillat, kërkesat dhe sugjerimet e tyre do të merren parasysh nga stafi drejtues i muzeut.

Mirësjellja dhe komunikimi

Stafi i muzeut do të ndjekë rregullat e mirësjelljes dhe do të tregohet sa më bashkëpunues me vizitorët duke thjeshtuar sa më shumë që të jetë e mundur procedurat burokratike. Punonjësit e muzeut janë ngarkuar të ofrojnë shërbimin sa më qartë, me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme nga të gjithë. Në komunkimin me vizitorët, qoftë edhe përmes telefonit apo letër-këmbimit, punonjësit janë udhëzuar të vetëidentifikohen me emër.

Siguria dhe ruajtja e privatësisë

Muzeu garanton repektimin e të gjitha normave të sigurisë dhe ruajtjen e privatësisë në ofrimin e shërbimeve në përputhje me ligjin. Të gjitha mjediset janë pajisur me sinjalistikën përkatëse që tregon rrugët e shpëtimit në rast rreziku. Të dhënat personale të vizitorëve do të përdoren vetëm për qëllime të karakterit institucional. Ata nuk do të vihen në dispozicion të personalit të paautorizuar dhe as palëve të treta.

Efiçenca dhe Efikasiteti

Drejtori dhe personeli i muzeut kanë si objektiv përmirësimin e vazhdueshëm të efiçencës dhe efikasitetit të shërbimeve duke përshtatur teknologjinë, organizimin dhe procedurat në funksion të përmbushjes sa më të kënaqshme të këtij qëllimi. Kur themi efiçencë, kemi parasysh pajisjen e mjediseve tona për të ofruar cilësinë më të lartë të shërbimit në përputhje me burimet që kemi në dispozicion dhe me programin e punës. Synojmë lehtësimin e procedurave burokratike dhe uljen e kostos. Me efikasitet kemi pararysh pajisjen e mjediseve tona sipas standardeve më të larta cilësore dhe sasiore duke pasur parasysh përmbushjen e nevojave dhe dëshirave të vizitorëve.

Të drejtat dhe detyrat e vizitorëve

Çdo shtetas mund të vizitojë muzeun dhe të marrë shërbimet që ai ofron për sa kohë që respekton rregulloren. Vizitorët kanë të drejtën për të marrë informacion sa më të qartë dhe të saktë në lidhje me shërbimet që muzeu ofron dhe mënyrën e tyre të përdorimit. Po ashtu, ata kanë të drejtën të komunikojnë me muzeun nëpërmjet të gjitha mjeteve të parashikuara për këtë qëllim. Tani për tani, hyrja në muze është e lirë. Për të të siguruar mbarëvajtjen e vizitave të organizuara nën drejtimin e një guide, është e nevojshme që vizitorët të bëjnë një prenotim paraprak. Po ashtu, prenotimi është i detyrueshëm për seminare të ndryshme apo veprimtari didaktike. Prenotimet mund të bëhen përmes telefonit gjatë orarit të punës së muzeut.

Ndërkohë që muzeu angazhohet maksimalisht për të përmbushur standardet e parashikuara të cilësisë, u kërkon vizitorëve të kontribuojnë në mbarëvajtjen e punës së strukturave tona duke zbatuar disa norma të thjeshta të sjelljes:

  • Të mos tymosin në mjediset e muzeut.
  • Të mos prekin veprat e ekspozuara.
  • Të mos përdorin aparatë fotografikë me blic.
  • Të ndjekin udhëzimet e personelit të muzeut

Nëse vizitorët konstatojnë mungesën e respektimit të ndonjë prej rregullave të cituara në Kartën e Shërbimit, u lind e drejta të paraqesin ankesat e tyre duke plotësuar formularin bashkangjitur dhe t`a dorëzojnë te personeli përgjegjës ose t`a dërgojnë me e-mail në adresën muzeudioqezansp@gmail.com. Muzeu shqyrton ankesat në mënyrë periodike dhe merr përsipër t`u kthejë përgjigje brenda 30 ditëve. Vizitorët mund të paraqesin edhe propozimet apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e shërbimeve. Propozimet do të merren parasysh dhe do të analizohen me kujdes.

Shërbimet kryesore të ofruara nga muzeu:

  • Pritja, informacioni dhe shërbimi bookshop. Personeli përgjegjës për pritjen u jep vizitorëve gjithë informacionin e nevojshëm për t`u njohur dhe për të përdorur sa më mirë shërbimet e ofruara nga muzu. Në hyrje, vizitorët mund të pajisen me: fletëpalosje, kartolina, guida të shkurtra dhe materiale të tjera të këtij lloji. Në sallë gjinden panele, skeda didaktike, pika informacioni multimedia etj.
  • Mbikqyrja e vizitave. Një pjesë e personelit të muzeut janë caktuar për të mbikqyrur mbarëvajtjen e vizitave dhe për t`u dhënë ndihmë vizitorëve.
  • Aksesi për të parë veprat e paekspozuara. Aktualisht, vizitorët e jashtëm nuk kanë akses për të parë veprat e paekspozuara. Megjithatë, ekziston mundësia që nëpërmjet një takimi, të paraqitet një kërkesë që për arsye studimi, të shihen veprat në mjediset e muzeumit. Kërkesa duhet t`i paraqitet me shkrim drejtorit i cili rezervon të drejtën për t`a refuzuar në rast se përmasat e veprave apo gjendja e tyre fizike nuk e lejon një gjë të tillë.
  • Marrje e imazheve të veprave që ruhen në muze. Mund të paraqitet një kërkesë për të marrë imazhin e veprave të ekspozuara në muze. Në varësi të qëllimit të përdorimit, kërkuesi duhet të depozitojë shumën përkatëse për të drejtën e riprodhimit.
  • Konsultim me bazën e të dhënave të inventarit dioqezan. Është mundësia që përmes një takimi dhe për arsye studimi, për tu konsultuar me inventarin dhe me katalogjet që dokumentojnë veprat e inventarit dioqezan, si dhe me bazën e të dhënave digjitale të muzeut. Kërkesa i paraqitet drejtorit të muzeut dhe konsultimi do të zhvillohet në prani të përgjegjësit të muzeut.
  • Hulumtim në lidhje me veprat dhe komunikim i rezultateve. Muzeu bën kërkime të vazhdueshme në lidhje me veprat që ka në ruajtje, duke theksuar lidhjen me vendin e tyre të origjinës. Rezultatet e kërkimeve do t`i bëhen të njohura publikut përmes ekspozimit dhe botimeve të ndryshme.
  • Ekspozite të përkohshme, aktivitete kulturore. Në bazë të programit dhe të mundësive financiare, muzeu organizon për çdo vit ekspozita të përkohshme dhe nisma që i shërbejnë promovimit të trashëgimisë kulturore.
  • Veprimtari edukative për shkollat. Muzeu projekton dhe promovon aktivitete të ndryshme të përshtatura për nivelin e shkollave për tema të ndryshme të përcaktuara që më parë, që mund të gjinden edhe në internet. Aktivitete mund të zhvillohet në mjediset e muzeumit dhe jashtë tij. Nga këto projekte mund të përfitojnë nxënësit dhe mësuesit e shkollave pa dallim.
  • Trajnime për mësuesit. Muzeu organizon në mënyrë të pavarur apo me kërkesën e vetë institucioneve, kurse trajnimi për mësues të të gjithë niveleve dhe fushave.
  • Trajnime të vazhdueshme për të rritur. Muzeu organizon kurse, vizita në drejtimin e guidës, seminare dhe takime në bashkëpunim me subjekte trajnimi në funksion të formimit të përgjithshëm të qytetarëve.
  • Konsulencë. Muzeu është i gatshëm t`i ofrojë konsulencë studentëve, studiuesve, mësuesve, por edhe famullive që duan të ndërmarrin projekte vlerësimi për të mirat e tyre.
  • Komunikim dhe promovim. Mjeti kryesor i komunikimit i muzeut është faqja e internetit; https://muzeudioqezansp.com. Muzeu merr përsipër përditësimin e vazhdueshëm të faqes.
  • Lëshimi i hapësirave për aktivitete të ndryshme jashtë orarit. Pas marrjes së autorizimit nga ana e drejtorit të muzueut, salla mund të përdoret për aktivitete të ndryshme kuolturore edhe jashtë orarit të punës.

ANKESA DHE SUGJERIME

I nderuar vizitor,

Nëse gjatë vizitës në muzeun tonë keni vënë re ndonjë problem të çfarëdo lloji në shërbimet e ofruara, ju lutemi të na vini në dijeni duke plotësuar këtë formular. Do t`ju ishim mirënjohës sikur të na jepnit ndonjë mendim për përmirësimin e shërbimit në fjalë. Vërejtjet tuaja do të shqyrtohen me kujdes dhe do të marrin përgjigje.

Formulari mund t`i dorëzohet punonjësit të recepsionit ose të dërgohet në adresën: muzeudioqezansp@gmail.com.

ANKESA PARAQITET NGA:

MBIEMRI_________________________  EMRI_____________________________

LINDUR NË___________________            ME BANIM NE______________________

RRUGA______________________ KODI POSTAR__________________________

TEL_______________________  email______________________

OBJEKTI I ANKESES_______________________________________________________________________________________________

MOTIVI I ANKESËS________________________________________________________________________________________________

KËRKESA PËR PËRMIRËSIMIN E SHËRBIMEVE

____________________________________________________________________________________________________________________

Ju bëjmë me dije se të dhënat personale do të përdoren vetëm për t`i dhënë përgjigje ankesës suaj dhe për informacione që kanë të bëjnë me aktivitetet kulturore të organizuara nga muzeu.

Data___________                                                                                                      Nënshkrimi_________

Këtu gjeni dokumentin mbi ankesën/sugjerimin: Shkarko këtu

Muzeu Dioqezan Shkodër-Pult © 2021.Të gjitha të drejtat e rezervuara