Itinerari ekspozues është i organizuar në 16 seksione tematike, me një ecuri tregimtare që vlerëson dhe lë të “flasin” sende dhe materiale të ekspozuara, dhe të organizuara në dy bërthama: VENDE DHE SHENJA NË KOHË (kati përdhes) dhe ZËRA, FYTYRA DHE DËSHMI NË KOHË (kati i parë). Organizimi sipas seksioneve synon të ndihmojë lexueshmërinë e itinerarit të muzeut, si dhe “përfshirjen” e vizitorit nëpërmjet një itinerari njohës.
Tekstet dhe komentet e itinerarit janë në shqip dhe anglisht dhe seksionet do të pasurohen me instrumente multimediale për thellim, me figurë dhe zë.
Elemente ekspozuese me rëndësi të veçantë janë Statuja e “Zojës së dhimbshme” në hyrje, Kryqi prej druri i cili, së bashku me dy statujat e Shën Antonit dhe Zemrës së Jezusit, dëshmojnë për “rezistencën” e besimit ndaj sulmeve të diktaturës dhe statujën e San Prospero, historia e të cilit është përshkruar në një didaskali të veçantë.
Ekspozita e vazove të shumta të shenjta dhe të lustrave të larmishme përcakton shtegun e kësaj sallë, duke e shoqëruar vizitorin me takimin me këto dëshmi jo një kohë të kaluar, por me një kujtesë të gjallë dhe të pranishme që ka prekur dhe ka shënuar ekzistencën e burrave dhe gratë “dëshmitarë të besimit”.